Page 12 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 12
10 NËN HIJEN E KODRËS SË GJELAVE
Para pushimeve, njerëzit nxitonin të mbyllnin ujdi e hesape
që i shtynin prej kaq kohësh, pastaj të piqeshin për ndonjë
muhabet të shpejtë para se të lëshoheshin krejt të qetë në
tollovitë e Krishtlindjes.
I huaji i çuditshëm buzëqeshi gjithë ankth, i tërhoqi të
vegjlit përpara, pastaj u kthye prapë majtas, për t’u dhënë
në bulevardin “Aleksandra” dhe nuk u desh shumë që të
gjendeshin përballë fasadës së ndriçuar me aq merak të hotelit
“Imperial”. Portieri, me uniformë bojëblu të errët, rrinte pranë
dyerve të larta dykanatëshe dhe kopsat e praruara të divizës së
tij pasqyronin dritën e verdhë, që derdhej bujarisht nga dritaret
e mëdha të hollit të atij hoteli luksoz. Vajza e vogël, që quhej
Laimdota, ishte e bindur se portieri nuk do t’ia bënte të gjatë,
po do ta mbërthente plakun e lig nga jaka e këmishës, do t’i
telefononte policisë dhe do ta shpëtonte, mirëpo ai nxitoi
te sajat që mbërritën atë çast, mori ca pako të mbështjella
me letër bojëkafe dhe i zgjati dorën e veshur me dorashkë të
bardhë një zonje të mbuluar mirë, me jakën e palltos prej bishti
dhelpre. Plaku nxitoi përmes derës së gjerë dykanatëshe dhe e
ndali vrullin te recepsioni. Në të djathtë, dëgjoheshin kërcitjet
e bilave të bilardos, në ajër ndihej kundërmimi i purove dhe
aroma e ushqimit të ngrohtë, pasi në gjysmëbodrum shtrihej
restoranti, një prej qosheve më të lakmuara të argëtimit të Rigës.
Mbrëmjeve, këtu qarkullonin monedha të florinjta prej dhjetë
rublash dhe kartëmonedha njëzet e pesëshe. Paria letone, që i
kishte fituar paratë shpejt, mezi ç’priste t’i shpenzonte në këtë
qoshk, e ndërkaq u skërmitej gjermanëve e rusëve.
– Mirëmbrëma. Kam rezervuar dhomën katërqind e dy, –
murmuriti plaku.
Djali i vogël, Paulitis, filloi të qante me të madhe dhe
recepsionisti mrrudhi vetullat, teksa hetonte këtë grup kaq të