Page 17 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 17
Osvalds Zebris 15
turbullimi, u ul pranë tryezës, diç murmuriti, u ktheu shpinën
fëmijëve dhe u përkul mbi fijet e letrës.
Në dhomë ra heshtja, sikur të mos kishte asnjeri brenda.
Ndihej veç tingulli metalik i asaj pajisjeje që shkruante duke
gërvishtur sipërfaqen e ashpër të letrës, tringëllima qetësuese
pas buzës së kallamarit, një psherëtimë dhe ja tek ia niste nga
e para fëshfërima e letrës. Fëmijët shikonin kërrusjen e hirtë të
shpinës së tij dhe hidhnin vështrime plot frikë nga dera, mirëpo
më të voglin, Paulitisin, e zuri gjumi shpejt nga ngrohtësia e
dhomës, me faqet e njomura nga lotët.
“Jo, s’e lëmë dot”, menduan dy më të rriturit; ata shkëmbyen
vështrime me njëri-tjetrin dhe u shtrinë pranë të voglit.