Page 7 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 7
DITA E PARË: SHËLBIMI
jë plak shulak shpinëkërrusur u lëshua nxitimthi prej
Nbinarit, nga ku niseshin trenat drejt Dvinskut. Me kokën
ca të stërmadhe varur mënjanë dhe me frymëmarrjen e rëndë e
të çrregullt, kapërceu sheshin e ndriçuar fort të stacionit të ri,
pastaj rrugën, ku bora e ngurtësuar dhe e ngjeshur nga kalimtarët
e shumtë, kërciste nën shollat e çizmeve të tij bojëkafe. Burri u
ndal, ngriti sytë e lodhur e të zgavruar drejt dritareve të hotelit
“Belvju”, që shndrinte në dritën e mugët të pasdites dhe, ashtu
kokëvarur vijoi me hap të nxituar nëpër rrugën “Maria”. Nja dy
cullufe të pabindura flokësh bojëkafë nxorën krye nën buzët e
kapelës, duke u lëkundur nën ritmin e hapit të tij nervoz, ndërsa
mustaqet e dendura nën hundë i kishin ngrirë. Aty ku pritej
rruga “Elizabetë” me rrugën “Suvorov” gëlonin turma njerëzish,
ca prej tyre qeshnin shkujdesur, po kishte edhe nga ata që e linin
pa u ndier parkun “Vermanes”. Zërat e burrave dëgjoheshin më
fort, ndërsa gratë zhytnin kokat në gëzofë a nëpër jakat e palltove.
Edhe në Rigë ndihej vigjilja e Krishtlindjes, paçka mendimeve
të zymta që u lëvrinin në kokën shumë njerëzve: ç’hidhësi që
sollën me vete ditët e fundit të vitit 1906, i cili ashtu si vera që
është thartuar e kthyer në uthull, i shndërroi gjithë shpresat e
njerëzve në një boshllëk zhgënjimi të thellë. Numri i sotëm i