Page 9 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 9
Osvalds Zebris 7
cili, pasi i mirëpriti edhe dy pasagjerët e fundit, filloi ta vërtiste
ngadalë rreth e rreth, duke ia shtuar gjithmonë e më shumë
shpejtësinë. Një çupëlinë shpërtheu në të qeshura, duke tundur
në ajër dorën veshur me dorashkë. Ndërsa kuajt rendnin më
shpejt, çizmet e burrit të shkurtër të karuselit u lëshuan në një
vrap të lehtë.
Vëzhguesi po numëronte minutat, duke përkulur e tendosur
gishtat e mpirë nga të ftohtët në dorashkat e hirta, preku një
zarf me para në xhepin e brendshëm dhe pikasi një tjetër fëmijë.
Djali duhej të ishte nja gjashtë a shtatë vjeç dhe dora e tij e vogël
tërhoqi drejt karuselit një burrë veshur me kapotë të gjatë, të
zezë. Fytyra e mprehtë dhe e zbehtë e burrit shfaqte një krupë
të përmbajtur: nuk po e duronte dot atë shesh ku ziente poterja
e njerëzve. Një hukamë e lehtë i ngrihej rreth buzëve hollake;
buzët e plakut përsëritën pa zë pas zotërisë elegant:
– Vetëm një xhiro të shkurtër, Paulitis.
Muzgu mavi dendësohej mbi Rigë dhe zukatja e veçantë e
qytetit ngrihej në qiejt e heshtur të dhjetorit, po aq e mprehtë
sa edhe dritat e sheshit “Esplanade”, që shndrinin në zgavrën e
syrit të verbër të natës.
– Fëmijët. Për Krishtlindje... sa pak të vegjël janë të lumtur,
– pëshpëriti vetmevete, duke u mbledhur edhe ca në kthinën e
kamares.
Një kollë e thellë dhe e thatë e shkundi krejt, kur u përkul
edhe një herë për të kontrolluar xhepin e brendshëm: gjithçka
ishte në vendin e vet. Pasi u qetësua, plakushi vështroi sërish
sheshin që shndrinte prej dritave e, me sytë e picërruar, u rrek
të gjente karuselin dhe zotërinë elegant, që në ato çaste po
shikonte me mjaft kureshtje një zonjushë të varfër, por të veshur
me rroba të ngrohta, e cila mbante për dore një vogëlush zevzek.
Gruaja bëri kinse nuk e vuri re burrin, por atë çast, çunaku