Page 16 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 16

14                   NËN HIJEN E KODRËS SË GJELAVE


          Po, sigurisht, do të vijë edhe mamaja, – nxitoi t’i përgjigjej
          pyetjes së të voglit Paulitis. Kur dëgjoi fjalën “mamaja”, çunaku
          ia dha edhe një herë të qarës me të madhe. Me siguri po qante
          prej surprizës, prej çasteve të mrekullueshme të festave. Më
          vonë, kur ta kujtonin këtë mbrëmje, do të qeshnin me shpirt.
             U bëri shenjë drejt divanit të gjerë pranë murit, sikur t’u
          thoshte “Afrohuni dhe uluni”, e ia dha një të qeshure gjithë
          nervozizëm.
             Të gërricte veshët. Nuk ishte e qeshur nga shpirti: ai nuk
          dinte të qeshte me zemër ose krejt i sigurt në vetvete. Mbërthyer
          pas njëri-tjetrit, fëmijët hynë gjithë drojë në dhomë dhe u
          ulën mu në buzë të divanit të butë. Nuk ia ndanin sytë burrit
          zeshkan që bënte ecejake nëpër dhomën luksoze: shkonte nga
          muri në mur, ndalej për ndonjë hop te dritarja, pastaj dilte në
          korridor e kthehej sërish në dhomë. Fliste gjithë vrull, tregonte
          për shkollën diku pranë Erglit, që e kishin përpirë flakët pardje.
          Ishin djegur edhe të gjitha shkrimet e veta, por e kishte gjithçka
          në kokë, ndaj mund t’i shkruante sërish. Dora e ashpër me
          thonjtë e trashë e të zverdhur e fshiku prapë pirgun e fletëve.
          Tha se para një viti, tamam në këtë periudhë, kalonte plot kohë
          në kishë, shkonte përditë, madje edhe disa herë në ditë dhe
          kjo e kishte shpëtuar, kjo e kishte kthyer atje, “te familja e tij”.
          Kujtoi edhe të atin, që kishte vdekur në pranverë, atë që do të
          kishte qenë gjyshi i tyre, si dhe të ëmën, që po i priste në shtëpi.
             – Po ne i kemi mamatë tona, – tha vogëlushi më i rritur,
          ndërsa shtrëngonte fort grushtet e  vogla, si të donte të tregonte
          se nuk do të kishte ngurruar t’i sulej burrit, po të ishte pak më
          i rritur.
             – Arvids, ti vazhdon të mbrosh bufin tënd.
             Burri u ndal, vështroi fëmijët, përkuli kokën mënjanë,
          pastaj u duk se sërish nuk po i shihte. I pushtuar befasisht nga
   11   12   13   14   15   16   17   18