Page 13 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 13
Osvalds Zebris 11
pazakontë, megjithatë e shkau gishtin në regjistrin e klientëve.
Tani, edhe më trimi, Imantsi, filloi të rrufiste hundët.
“S’e shikon që diçka nuk shkon këtu?”, tha vetmevete
Laimdota, që s’ia rrokte dot mendja që recepsionisti ende nuk
po e kuptonte.
– Ime shoqe vendosi të rrinte në shtëpi pak para se të
niseshim... kaq të forta i kishte krizat e stomakut, sa ulërinte
me zë të lartë, – murmuriti burri zeshkan me një të qeshur të
pazakontë, po dukej sheshit që recepsionisti as që kishte ndër
mend ta vinte ujin në zjarr për sëmundjet e grave të klientëve
që hynin e dilnin.
– Po, e keni bërë rezervimin. Një suitë, – tha ai, duke hetuar
me dyshim pardesynë e lehtë të klientit, – për dymbëdhjetë
rubla në ditë, – dhe recepsionisti u ndal t’i vështronte me njërën
vetull ngritur tërë dyshim këta klientë të pazakontë. – Këto ditë
kemi shumë klientë të pasur. Çmimet e dhomave të hoteleve
janë më të larta gjatë festave.
– Sigurisht, as që e vë në dyshim. Mund t’jua jap pagesën
paradhënie.
Plaku nxori një zarf të trashë dhe prej aty tërhoqi një tufë
bankënotash të rrudhosura nga sa e sa duar, kurse një monedhë
të florinjtë prej pesë rublash e la mënjanë. – Dua edhe darkë për
të gjithë. Edhe ca ëmbëlsira për të vegjlit. Do vinim në Riga për
festat, por time shoqe ashtu e zuri diçka mu para pushimeve...
– Sigurisht, zotëri, kujdesem unë për të gjitha, – dhe flokët e
lëpirë pas të recepsionistit shndrinë nën dritën e shandanëve që
llamburitnin në sallë.
Ai u përkul me një buzëqeshje të madhe dhe mbi banak u
shfaq një çelës i lidhur me zinxhir të rëndë.
– Kati i katërt, në të djathtë. Mos keni valixhe, zotëri, ose
ndonjë plaçkë tjetër?