Page 8 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 8
6 NËN HIJEN E KODRËS SË GJELAVE
1
gazetës Balss shkruante: “Në ajër ndihet kaq shumë urrejtje,
mjerim e zbrazëti, një si qerthull resh ogurzeza, sa askush nuk
arrin të besojë më në lajme të mira. As për të ardhmen s’kemi
ndonjë rreze shprese, që të na ndriçojë nga lart.”
Pasi u hodh matanë bulevardit “Aleksandra”, plaku u ndal
pranë një gardhi të ulët, që rrethonte muret e mahnitshme të
katedrales ortodokse dhe, prej aty, i hodhi një sy rrëmujës së
tregut të Krishtlindjes në sheshin “Esplanade”. Ishte veshur ca
si hollë dhe sa më shumë avitej mbrëmja, aq më i hidhët bëhej
i ftohti. E zunë të dridhurat, teksa hetonte shpejt e shpejt me sy
turmën e njerëzve në sheshin e gjerë të tregut. Pasi kaloi portat
e hapura pakëz, vështroi nga e djathta drejt kambanores dhe,
pa bërë kryqin, shkau si hije përgjatë murit të katedrales. Nga
krahu i tezgave që ndriçonin fort, ai nuk dukej, ndaj silueta e
errët e burrit thuajse u shkri në njërën prej kamareve të murit
të katedrales. Disa saja u ndalën sërish dhe xhentëlmenët u
zgjasnin zonjave duart e veshura me dorashka ose merrnin nga
sajat fëmijë të moshave të ndryshme. Vogëlushët vraponin me
ngut drejt pemës së zbukuruar të Krishtlindjes dhe tryezave të
mbushura me sheqerka. Më të vegjlit qeshnin me shpirt dhe
luzmonin rreth vaferave aromëmbël e kasolleve të stolisura me
fjongo të shndritshme, ku sytë e zinj të arushave prej pelushi
dhe të kukullave, vezullonin nën shkëlqimin e llambave
elektrike. Edhe vështrimi i plakut u përshkëndit për një hop,
tek ndiqte hap pas hapi të sapoardhurit deri te tezga më e largët,
2
atje te Pusi i Dëshirave , ku takuan ca çamarokë të tjerë. Sytë
e tij zhbirues pikasën një kalë të rrëgjuar prej druri në të kuqe
dalëboje dhe një burrë të shkurtër që kujdesej për karuselin, i
1 Zëri ishte një gazetë që botohej në Riga në vitet 1878-1907. (Të gjitha
shënimet janë të përkthyeses.)
2 Një lojë ku fëmijët përdorin një kallam për të peshkuar shpërblime.