Machado de Assis

Joaquim Maria Machado de Assis (i njohur kryesisht si Machado de Assis, 1839-1908) konsiderohet si shkrimtari më i mirë brazilian dhe një ndër shkrimtarët më të mirë në histori krahas Shekspirit, Servantesit dhe Dikensit. Ka shkruar poezi, drama, ese, romane e tregime. Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Akademisë Braziliane të Letrave. I lindur në Rio-de-Zhanejro, në një familje e varfër, ai ishte nip i skllevërve të liruar, në një vend ku skllavëria nuk do të hiqej plotësisht deri pas gjysmë shekulli. Ai nuk shkoi thuajse fare në shkollë publike dhe nuk hyri kurrë në universitet. I mbështetur vetëm në zgjuarsinë e vet dhe mësimet autodidakte arriti që të ngrihej në shoqëri. Më 1856, iu bashkua Shtypit Kombëtar si tipograf dhe pas dy vjetësh u bë recensues e bashkëpunëtor në Correio Mercantil, ndërsa më 1860 iu bashkua ekipit editorial të Diário do Rio de Janeiro. Gjatë gjithë jetës, shkroi rregullisht për revista të ndryshme. Më 1873, Machado de Assis u emërua nëpunës i parë i Sekretariatit Shtetëror të Ministrisë së Bujqësisë, Tregtisë dhe Punëve Publike, duke filluar kështu një karrierë si nëpunës publik, punë e cila i siguroi jetesën deri në fund. Vepra e Machado-s përbëhet nga nëntë romane, nëntë drama, dyqind tregime, pesë koleksione me poezi dhe sonete, si dhe më shumë se gjashtëqind kronika. Ai u bë i njohur për intelektin e tij dhe kritikat e hapura ndaj shoqërisë.

Machado de Assis

Libra të autorit