Gënjeshtra e parë

1200 Lekë
Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e njohur botërisht, por që do t’ju rrëmbejë zemrat. 11-vjeçari Niko Krispis nuk ka thënë kurrë një gënjeshtër të vetme në jetën e vet. Prandaj dhe shoqja e tij e klasës, Fani, e do fort. Ndërsa, vëllai i tij më i madh, Sebastiani, mban një mëri të madhe përbrenda kundër tij pikërisht për dy arsyet e mësipërme. Ndërsa nazistët mbërrijnë në qytet, jeta e tyre, si dhe e gjithë hebrenjve të tjerë, do të marrë një rrjedhë të pashmangshme shkatërrimtare.Mirësia dhe sinqeriteti i Nikos do të përdoren kundër komunitetit të tij, kur një oficer gjerman do ta shkëmbejë reputacionin e Nikos, që njihet për ndershmërinë e tij, me premtimin se do t’i shpëtojë familjarët nga kampi i përqendrimit. Kur Nikoja do të kuptojë pasojat e tradhtisë, nuk do të arrijë më kurrë të thotë të vërtetën. Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke ndërruar emra, vende dhe identitete, në kërkim të dëshpëruar të faljes, për veten dhe për njerëzit që do më shumë. Një roman, ku rrëfehet shkatërrimi që mund të sjellë gënjeshtra dhe mashtrimi jo vetëm në jetën e një individi, por në shkallë botërore. Gënjeshtari ynë i vogël i flet shpresës, në një rrëfim që do t’ju lërë pa frymë e do t’jua mbushë zemrën me fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mirësinë që gjendet te secili prej nesh. 
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Malvin Zaimi
ISBN: 978-9928-371-84-3
Pesha: 424 g
Numri faqeve: 392

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Mitch Albom

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-371-84-3

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Letërsi bashkëkohore

Përkthyesi

Malvin Zaimi

Titulli origjinal

The little liar

Viti botimit

2024

Pesha

424 g

Numri faqeve

392

Recensione

Ndonëse i rrëfyer pa bujë, pothuajse në mënyrë bisedore, “Gënjeshtra e parë” është një kronikë brutale mbi humbjen e së Vërtetës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por shërben edhe si një qortim i rëndë për humbjen e së Vërtetës në botën e sotme. Mitch Albom na kërkon të rivlerësojmë raportin tonë me të Vërtetën: ç’domethënie ka për ne dhe çfarë zgjedhjesh do të bëjmë si rezultat i kësaj. Është në dorën tonë në duam të rrokim ose jo të Vërtetën.
Book Reporter

Një alegori magjepsëse për të keqen, gënjeshtrat dhe faljen.

Kirkus Reviews