Page 1 - Ndjenja e kohës
P. 1

“Ndjenja e kohës” është vëllimi i dytë poetik i Giuseppe Ungaretti-t, botuar
           fillimisht më 1933 dhe më pas pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942. Temat                           Giuseppe Ungaretti
           që rrok në këtë vellim nisen nga njeriu, nga jeta si mister. Njeriu është pre
           e kohës, ndjenja e përkohësisë, marrëdhënia me të tashmen, të shkuarën,                            Ndjenja e kohës
           të përjetshmen, me atë çka është fluturake dhe e parrokshme, krijimi dhe
           shkatërrimi, jeta dhe vdekja, feja dhe transhendetalja, marrëdhëniet që vendos
           njeriu me përjetësinë, kërkimi i Zotit, rrjedha e kohës, ndryshimi i saj, koha që
           na mbetet për të jetuar janë disa prej gurëve të kurorës së “Ndjenjës së kohës”.                             Përktheu: Aida Baro
           Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës,
           një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer,   GIUSEPPE UNGARETTI
           qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të
           përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme”, në mënyrë
           që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të
           shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij
           medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në
           një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte
           përtej vetvetes, për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të
           gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale,
           duke na dhuruar kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.
            NDJENJA E KOHËS
            Dhe kur dritë e duhur bie,
            Si tis krejt i purpurt          Çdo regëtimë imja, ashtu si zemra,
            Në më pak të lartën kreshtë,    Që tash e mbaj vesh,
            Largësia masës i shpaloset,
                                            Të nxit, o kohë, t’më lëshosh mbi buzë
                                            Të mbramen puthje tënden.

           Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit   NDJENJA E KOHËS
           XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë
           letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi.
           Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe refuzimit
           të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë
           dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë,
           qëllimisht të errët.
           Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një
           ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.






            Çmimi 800 lekë
                                @BotimePegi
   1   2   3   4   5   6